Ditën e sotme Nisma Thurja paralajmëroi largimin e deputetes Rudina Hajdari, për shkak të mbylljes së të ashtuquajturit mision për listat e hapura.
E kontaktuar nga Gazeta “Shqip”,deputetja Hajdari, dha një shpjegim nëse është larguar nga Nisma Thurje apo jo.
“Lëvizja e re që po krijojmë quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarësh, të cilët po kërkojmë ndryshim”, shprehet Hajdari, e cila hedh poshtë siç duket qëndrimet e Sokos.
Më tej, deputetja e opozitës, Hajdari shton se “nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam pasur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mire që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shume debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme”, deklaroi Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post