Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratuar ditën e djeshme nga mazhoranca shqiptare.
Varhelyi tha se kjo ishte një çështje madhore në Tiranë dhe do ta ndiqte nga afër, ndërsa theskoi se përparësia e BE “vazhdon të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe koalicionin, që të bien dakord për reformën zgjedhore”.
Sa i përket krijimit të koalicioneve, Varhelyi tha se nëse ligji lejon krijimin e tyre pas zgjedhjeve kjo është një zgjidhje e favorshme. Por nëse kjo pengohet theksoi ai “do thosha që do ti mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritet shqiptarë me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtë parlamentare nëse kjo çështje do pengonte konferencën e parë ndërqeveritare”.
Varhelyi: “Mua më është thënë se është një çështje madhore në Tiranë dhe do përpiqem ta shohë me vëmendje vetë. Në 5 qershor u arrit një marrëveshje shumë e mirë që u pranua dhe nga OSBE/ODIHR. Përparësia ime vazhdon të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe koalicionin, që të bien dakord për reformën zgjedhore. Sa i përket arritjes së koalicioneve është se për aq kohë sa ligji nuk i ndalon krijimin e koalicioneve pas zgjedhjeve mendoj se ne mund të shikojmë një zgjidhje në mënyrë të favorshme.
Nëse parandalojnë koalicionet pas zgjedhjeve do thosha që do ti mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritet shqiptarë me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtë parlamentare nëse kjo çështje do pengonte konferencën e parë ndërqeveritare.”
Komisioneri, Olivér Várhelyi thotë se Gjykata Kushtetuese tërësisht funksionale është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon edhe hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Union.
Gjatë konferencës për shtyp, Várhelyi kërkoi nga pala shqiptare që të punohet në këtë drejtim.
“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post