Ditën e sotme qarkulloi në media lajmi se deputetja Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e Nismës Thurje. Lidhur me këtë lajm që vërtetësia e të cilit nuk është konfirmuar, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Avokati Spahiu shkruan se e kishte parashikuar këtë largim të Hajdarit. “I thashë Rudinës: Do dalësh në pension 30 vjeç”, shprehet Spahiu.
“Më vjen shumë keq, që më doli parashikimi. Sot e larguan edhe nga “Partia e Re”. Nuk kaloi as 2 javë dhe dhe u provua. Ndjej keqardhje që mikja ime nuk më mirkuptoi. I thashë Rudinës: “Do dalësh në pension 30 vjeç”.Nuk e kritikova, por e paralajmërova!”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post