Avokati, Ylli Manjani, shprehet se rotacioni nuk mjafton për të vendosur vendin në kursin europian, ndërsa shprehet se rithemelimi i Republikës Europiane të Shqipërisë është rruga e duhur.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se vendi më së pari ka nevojë për shtet jo partiak, pastaj për programe zhvillimi. “Pa shtet asnjë e drejtë nuk garantohet”, shprehet ai.
Postimi i Manjanit:
“Asgjë nuk mund të merret e mirqenë në këtë botë!
Është krijuar një ide fikse se “hë mo se ky është i yni dhe nuk lëviz”…
Sa më takon dua të sqaroj të gjithë miqtë e mi se:
1.E mbështes ende idenë e rotacionit, por fuqimisht mendoj se nuk mjafton për të vendosur vendin në kursin Europian. Rithemelimi i Republikës Europiane të Shqipërisë është rruga e duhur.
2. Nuk mbështes asnjë ide, thirrje apo deklarim kundër pronës private dhe biznesit privat. Privati është burimi kryesor i zhvillimit dhe ai veç duhet forcuar.
3. Në Shqipëri nuk ka Oligarkë, por njerëz të pasur që janë pasuruar edhe me shumë paradoksalisht nga një qeveri e majtë. Dallimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është thelluar në ekstrem. Ky është dështimi më i madh i një qeverie të majtë.
5. Vendi më së pari ka nevojë për shtet jo partiak, pastaj për programe zhvillimi. Pa shtet asnjë e drejtë nuk garantohet.
Së fundi, vota është e fshehtë dhe kam ndërmendt ta ushtroj të drejtën time lirisht sipas bindjes që kam dhe jo sipas bindjes së askujt tjetër.
P.S. ky sqarim vlen për të gjithë ata opozitarë që mendojnë se “i shërbej Ramës” kur shpreh këto që mendoj..!!! Se ka edhe të tillë opozitarë, mos u çudisni.
Mgjithatë vota është e fshehtë..!
#Nothingistakenforgranted.”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post