Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington nën pjesëmarrjen në takim edhe të presidentit amerikan Donald Trump, është duke u shkelur që tani. Deklaratat e ministri serb të Jashtëm Ivica Daçiç na çojnë vetëm në këtë përfundim. Nuk mund të thuhet ndryshe kur një nga pikat e marrëveshjes, saktësisht pika 12 e saj, ka qenë e tillë që detyronte palët të përshpejtonin procesin e lokalizimit dhe identifikimit të personave të cilët konsiderohen të humbur që në periudhën e luftës si dhe të koordinohen veprimet e dy shteteve për këtë shkak, ndërsa ministri i jashtëm i Serbisë akuzon, madje kërcënon qytetarët serb që bashkëpunojnë me Kosovën për lokalizimin e trupave kosovare që janë varrosur në varre masive në Serbi.
“Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit”, sanksionon pika 12 e marrëveshjes së 4 shtatorit.
Reagimi i qeverisë së Kosovës:
Ditën e djeshme ka ardhur edhe reagimi i qeverisë së Kosovës ndaj deklaratave të ministrave serb, Ivica Daçiç. Qeveria përmes një reagimi për media, ka thënë se këto deklarata janë mungesë e thellë respekti për viktimat e luftës në Kosovë. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin për media. Më tej reagimi vijon me akuzat ndaj palës serbe se me qëllim ka fshehur krimet e luftës dhe se qeveria e Kosovës presin reagimin e ndërkombëtarëve. “Këto deklarata skandaloze, përveç se fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar mijëra civilë të pafajshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, vijon deklarata, e cila përfundon me zotimin për të punuar me përkushtim për një të ardhme paqësore të rajonit dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me aleatët perëndimorë për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe të vendeve të qytetëruara e demokratike euroatlantike, në të cilën nuk ka vend për urrejtje ndaj etnive të tjera.
Reagimi ndërkombëtar:
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i pyetur në lidhje me deklaratën e Ivica Daçiç është shprehur se Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit. Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit. “Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, deklaroi Stano.
Diskutime rreth kësaj post