Kryeministri Edi Rama teksa njoftoi rritjen me 40% të pagave të mjekëve dhe me 15% të arsimtarëve, bëri të ditur gjithashtu se që nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 mijë lekë.
“Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ne e kemi përfunduar planin për buxhetin dhe më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin dhe goditjeve, kemi një seri prezantimesh të tjera.”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post