Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se marrëveshja e 5 qershorit është shkelur. Ai shprehet se janë ndryshuar me konsesus në 5 qershor nenet 67 dhe 164 të Kodit Zgjedhor, që u zhbëne dje.
Kujtojmë se zhvillimet e javëve të fundit duket se janë në favor të PD dhe PS, ndërsa LSI dhe shumë parti të tjera rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit nëse dalin vetëm në zgjedhje. Padyshim më e dëmtuar në këtë mes është LSI, e cila luftoi fort për të mos hequr koalicionet, por nuk gjeti mbështetjen e duhur nga PD.
Reagimi i Vasilit:
“5 qershori u shkel, ja Faktet!!
5 qershori u shkel dhunshem dhe faktet flasin ulerasin.
Cdo alibi per Edi Ramen, qe shkeli 5 qershorin eshte kunder popullit shqiptar.
Nenet qe u ndryshuan ne 5 qershor dhe u miratuan ne 23 korrik u asgjesuan vetem pas nje jave ne 30 korrik.
Vetem nje mashtrues si Edi Rama mund ta mohoje kete, por faktet serish ulerasin.
Alibite per mashtruesin jane faj i rende.
Ja se si u ndryshuan me konsensus ne 5 qershor nenet 67 dhe 164 te Kodit Zgjedhor, qe u zhbene dje.” – shkruan Vasili.
5 qershori u shkel, ja Faktet!!
5 qershori u shkel dhunshem dhe faktet flasin ulerasin.
Cdo alibi per Edi Ramen, qe…
Posted by Petrit Vasili on Tuesday, October 6, 2020
Diskutime rreth kësaj post