Emina Çunmulaj ka gjetur një mënyrë për të mos e shpenzuar kohën kot duke kaluar sa nga një rrjet social në tjetrin. Ish-modelja shqiptare ka treguar se ditën e sotme ka marrë një vendim drastk ndaj tyre, për t’i kushtuar më shumë kohë gjërave me rëndësi.
Emina ka fikur çdo njoftim në Instagram dhe në këtë mënyrë nuk do të shtyhet që ta hapë.
“Po fik të gjitha njoftimet, kjo është rruga ime e re për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Kam mbyllur zyrtarisht të gjitha njoftimet në celularin tim. Cdo gjë mund të pres, por koha ime jo!”, ka shkruar Çunmulaj duke dhënë kështu një mesazh të mirë edhe për fansat e saj.
Ish-modelja pjesën më të madhe të kohës e kalon me familjen e saj dhe me siguri këtë vendim duhet ta ketë marrë për t’ju përkushtuar akoma më shumë dy vajzave e bashkëshortit.
Diskutime rreth kësaj post