Ditën e djeshme deputetja Rudina Hajdari shpërtheu me tone të larta revolte kundër miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor. Hajdari bllokoi foltoren e Kuvendit për disa minuta të tëra duke detyruar deputetët e tjerë të marrin fjalën nga vendi.
Deputetja e ashpër në fjalën e saj mbështeti deri në fund atë që ajo kishte propozuar, hapjen e listave 100%, por Kuvendi i doli kundër, sukur të mos mjaftonte kjo, nisma ‘Thurja’ largon Rudina Hajdarin.
Me anë të një reagimi aktivisti i Nismës “Thurje”, Pano Soko tha për Euronews Albania se Nisma ‘Thurje’ nuk do të kthehet në parti politike.
Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me deputeten Rudina Hajdari, gjë që sipas tij është i pamundur në kushtet e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, ku futja e herësit në listat e hapura, bëhet pengesë për kthimin e ‘Thurjes’ në parti politike.
“Ishte vetë kryeministri që na mburri me aq patos letrar dëshirën për të hapur listat.
Po kur vjen puna për ta bërë gjënë konkrete, efektivisht ajo që bëri ishte mbajta e ‘status quos’. Ne vazhdojmë siç ishim, nuk asnjë ndryshim. Ndryshimet janë teorike. Ky është realitet.
Nuk do të futet asnjë kandidat i votës preferenciale, asnjë nuk do të mundet ta superojë listën e përcaktuar nga kryetari. 10 mijë vota nuk ka burrë nëne në Shqipëri që i merr”, – tha aktivisti i Nismës “Thurje”.
Ai ka falenderuar publikisht deputeten për ndihmën e madhe të dhënë për listat e hapura. Por theksoi se bashkëpunimi I të dy palëve kishte këtë qëllim, atë të hapjes së listave.
Ata e gjejnë veten jashtë procesit zgjedhor të 25 prillit 2021, pasi nuk u arrit në Kuvend të votoheshin ndryshimet për listat e hapura të deputetëve.
Diskutime rreth kësaj post