Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është pyetur mbrëmjen e sotme nëse presidenti Ilir Meta do të dalë sërish në shesh. Si përgjigje Kryemadhi zgjodhi të kujtojë protestën e 2 Marsit, ndërsa theksoi se kjo është detyra e presidentit. Kryetarja e LSI deklaroi se një javë para zgjedhjeve Rama do të braktiset nga të gjithë.
“Po pyete Ilir Metën vetë. Po e mbani mend 2 marsin? Për 11 ditë e bllokoi të gjithë Tiranën. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe rojtar i saj. Opozita pastaj ka strategjinë e saj për të maksimizuar votën.
Presidenti e ka detyrë kushtetuese, të dalë nëpër sheshe, shkolla, komisariate policie, për ti dhënë virtytin që u duhet administratës publike. Unë po ju them vetëm kaq që një javë përpara zgjedhjeve edhe shushunjat do ta lenë Ramën që po pinë gjak në trupin e tij”, – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post