Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata thotë se miratimi i Kodit të ri Zgjedhor pa kompromisin e opozitës, thotë se Edi Rama ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit pasi ka prekur çështjen e listave dhe koalicioneve.
Gjata tha se, marrëveshja e arritur me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve përcaktonte se, çdo çështje për reformën zgjedhore duhej të kalonte nga tryeza e Këshillit Politik.
Sipas tij, ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor bien ndesh dhe me vetë ndryshimet kushtetuese të miratuara nga mazhoranca në korrik.
“Bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vete nenin që ndryshuan vetë në korrik. Shpresojmë që Presidenti ta kthejë. Kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e bllokon me mjetet e veta”, vijoi z. Gjata.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD theksoi se pavarësisht ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, opozita do t’i fitoi zgjedhjet e bashkuar, por ende nuk është vendosur se si do të paraqiten në zgjedhje, koalicion apo veçmas.
“Ne jemi në koalicion dhe nuk na përçan koalicionin me këto mjete që ndërmerr. Se si do të realizohet teknikisht do të rregullohet më vonë. Nuk e ndalojnë fitoren e opozitës dhe rrëzimin e tij. Të gjitha këto janë dytësore ne do të shkojmë dhe fitojmë më 25 prill”, tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post