Rudina Hajdari vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar edhe kryeministrin Edi Rama që fjalën e tij në seancën plenare po e mban të ulur nga vendi.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjestin e deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari e cila prej disa minutash vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit.
“Disa kërkojnë hapje dhe nga ana tjetër duan të mbyllin gojën e të tjerëve. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që pakica kërkon t’i imponohet shumicës me forma dhe me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me çka secili dhe secila në këtë sallë iu mëson fëmijëve të vetë. Asnjë lidhje dhe fatkeqësia 30 vjeçare e këtij parlamenti është atyre që e ndjekin dhe të rinjve për të cilët flitet shumë dhe në ajër jo pak, shembullin më të keq të edukatës.
Kopjet nuk më bëjnë aspak përshtypje. Flisni me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e popullit në parlament nuk mund ta ketë. Cfarë ti them zonjës kur shembullin më skandaloz për vendin sot e jep Preasidenti i Republikës i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin moral apo mendor që të paktën të mbajë në krah homologun e tij që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Salia që në krah me një të huaj të ketë përdorur fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët e tij. Kështu që nuk i vë faj as zonjës dhe askujt tjetër që i ka ngrirë në gjuhë gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes që e kanë bërë “krim” zëvendësuesen e fjalës “edukatë”, – u shpreh Rama.
Recommended videos
Diskutime rreth kësaj post