Deputeti Halit Valteri ka zbardhur sherrin me deputetin Damian Gjiknuri. Ai i ka bërë edhe një kërkesë kryeministrit Rama që ta largojë Gjiknurin por me një fjalor ofendues.
“Unë nuk jam idiot që të dalë kot nga salla. Gjiknuri më mori në telefon dhe më kërcënoi duke më thënë nuk më njihni. Për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat.Unë nuk jam idiot. Shtëpia ime dhe familja ime e kemi provuar me kohë si dimë të veprojmë.
Zoti Gjiknuri me një Valter nuk merret dot. Nuk mund të krahasojmë Ahmet Zogun me milionat që ka marrë një plehrë. Sa herë që kam pas debate me të e kam sulmuar siç kanë dashur shqiptarë, Kjo mazhorancë do të shkojë në 30 deputetët. Me paratë e Gjiknurit janë blerë edhe deputet të tjerë që do ta lënë mandatin. I them Ramës të heqë këtë qen bir qeni. Edhe në hënë të shkojë me Halit Valterin nuk merret dot”, – u shpreh i revoltuar Valteri.
Diskutime rreth kësaj post