Kreu demokrat Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë formulë që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga humbja, dhe se fokusi i të gjithëve sot duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit.
“Nuk ka formulë që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga zgjedhjet e 25 Prillit. Edi Rama do të largohet me votë plebishitare, do kontestojmë çdo hap antikushtetues që po miratohet sot në Kuvend.
PD po bën gjithçka për interesin e njerëzve, në ndryshim nga banda që është në pushtet. Do të doja që të gjithë të fokusoheshin te ekonomia e vendit, te familjet shqiptare që nuk kanë se çfarë të shtrojnë në tryezat e tyre”, – u shpreh Basha pas takimit me biznesin e vogël.
Diskutime rreth kësaj post