Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët me homologun e Bosnjës, Shefik Xhaferoviç për t’i dërguar ultimatumin e radhës kryeministrit Rama. Meta i bën thirrje qeverisë të rihapë ambasadën shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.
Jo vetëm kaq, por Meta tha se ambasada do të hapet sërish pas 25 prillit, por shtoi se shpreson që qeveria ta hapë edhe më herët, para zgjedhjeve.
Ambasada shqiptare në Bosnje u mbyll në vitin 2014, në një kohë me atë në Malajzi, Indi dhe Portugali.
“Unë isha kryetar Kuvendi kur u mbyll ambasada në Bosnje, shpreh keqardhjen, s’kam qenë dakord në atë kohë por e mbylli qeveria. Me hir apo me pahir, ambasada do të hapet pas 25 prillit, por shpresoj që qeveria ta hapë përpara zgjedhjeve. Ky vend meriton vëmendje maksimale nga Shqipëria”, – deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post