Mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e opozitës në Parlament duket se do i shkojnë deri në fund miratimit të Kodit Zgjedhor, pavarësisht kundërshtimeve të PD dhe LSI.
Deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur këtë një seancë turpi, dhe këtë po e bëjnë se kanë frikë për zgjedhjet. Ai u shpreh nga Kuvendi se nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat do të largohet përfundimisht nga politika.
“Sot është një seancë turpi, e pështirë e Rilindjes, me këtë po tregojnë frikën që kanë për zgjedhjet. Ku janë këta trima? Pse kanë frikë të ndryshojnë koalicionet, pse nuk duan të hapin listat? Këta kanë pushtetin në dorë. Ju sot po gënjeni dhe mashtroni të gjithë shqiptarët. Çfarë do që të bëni, ju nuk do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat unë do të largohem përfundimisht nga politika”, – u shpreh Lefter Maliqi nga Kuvendi.
Diskutime rreth kësaj post