Moti i keq ka përfshirë prej 2 ditësh një pjesë të Europës. Makinat dhe shtëpitë u “varrosën në baltë” në Breil-sur-Roya, një qytet francez afër kufirit italian, dy ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën jug-lindjen e Francës.
Sipas mediave të huaja, një familje urgjentisht zbrazi shtëpinë e tyre afër lumit Vésubie në Roquebillière, pasi shtëpia kërcënonte të rrëzohej në çdo kohë.
“Ndihem sikur jam ende duke jetuar në një makth”, – thotë një banor i Roquebillière, në Alpes-Maritimes, në Francë, pasi stuhitë goditën zonën.
Stuhitë e mëdha goditën Francën Jugore dhe Italinë Veriore duke rezultuar me dy të vdekur dhe të paktën 30 të zhdukur.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post