Gjatë hapjes së procedurave për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në qershor të këtij viti, qeveria parashikonte ta realizonte këtë vepër 100% me fondet e saj.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku pak muaj më parë gjatë një interviste për ‘Ilva Now’, tha se i gjithë projekti kushton 500 milionë euro.
Hindrocentrali konsiderohet si investim strategjik pasi sjell pavarësi dhe e e kthen Shqipërinë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Ndërtimi i këtij hidrocentrali e ka zanafillën ne vitin 1963, kur nga një studim I kryer u përcaktua ndërtimi i 5 hidrocentraleve mbi Drin. Aktualisht janë ndërtuar 3 hidrocentrale ndërsa projekti i Skavicës nuk u zbatua.
Nga studimet e fizibilitetit qeveria ka parashikuar dy alternativa, ku projekti më ambicioz ka një kosto prej 500 milionë euro ku parashikohet ndërtimi i një dige të madhe.
Projekti parashikon ndërtimin e një dige me lartësi 443 metra. Pjesë e projektit është dhe ndërtimi i një tuneli nëntokësor me gjatë 3 km. Fuqia e instaluar do të jete 210 megavolt, ndërsa prodhimi vjetor llogaritet 915 GWh.
Nëse do të ndërtohet ky variant, hidrocentrali i Skavicës do të jetë i katërti në vend, ndërsa për prodhimin do të jetë pas Komanit dhe Fierzës dhe pastaj vjen ai i Vaut të Dejës.
Ndikim do të ketë që para përfundimit të kësaj vepre pasi do të jetë punëdhënësi më i madh në zonën e Kukësit, pasi do të sjellë punësim masiv gjatë ndërtimit.
Nga ana tjetër pritet të sjellë zhvillim sa i takon turizmit dhe investimeve për ndërtimin e fermave për kultivimin e peshkut.
Periudha e ndërtimit llogaritet të zgjasë 4 deri në 5 vite, por me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA, ku ndërtimi do të merret përsipër nga Bechtel, ky afat edhe mund të shkurtohet.
Video:
Diskutime rreth kësaj post