Pas Land Hysit, Vikena Kamenicës dhe Monika Lubonjës, edhe Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesë e familjes socialiste.
Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare: “Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:
“Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë“, tha Valbona Selimllari gjatë fjalimit të saj. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post