Profesor Neritan Ceka ka komentuar debatet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh në një intervistë për ABC News, se palët me ndarjen që kanë bërë në vitin 2008, janë treguar hileqar.
“Nëse bëjmë listat e hapura nuk mund të themi që do të bëjmë koalicione unike”, tha Ceka.
Gjithashtu ai theksoi se rotacioni politik është i domosdoshëm.
Pjesë nga intervista:
Ceka: Të dy palët me ndarjen që kanë bërë në vitin 2008, janë treguar hileqar. Nëse bëjmë listat e hapura nuk mund të themi që do të bëjmë koalicione unike. Është një filozofi që nuk përputhet, lista të hapura dhe koalicione ty mbyllura nuk mund të ketë.
Kjo për disa arsye:
-Përvetësimi i parave publike për fushatë elektorale. Po bëhen tendera që do të shpërndahen para.
-Është një krim që duhet ta ndjekë opozita.
-Përvetësimi i parave publike për propagandë elektorale.
-Pra përvetësimi i veprave publike, rrugë, ujësjellës që propagandohen sikur janë pjesë e aktivitetit të partisë janë kriminale dhe duhet të ndalohen me ligj.
-Pavarësisht “hileve”, në vitin 2021 do të kemi rotacion politik?
Ceka: Është i domosdoshëm, qytetarët duhet ta kuptojnë.
Qëllimi është të bëhet shtet, ja ku është përballja, shteti dhe COVID-, ku është shteti nuk është . Unë shpresoj që bashkë me këtë qeverisje do të ikë edhe ky instilacion ambasadorësh. Kësaj të majte që nuk ka asgjë të përbashkët me të majtën i ka ardhur koha të ikë sa më parë.
-Gjatë muajit shtator pati një deklaratë të zgjerimit të kufirit detar…Ajo që e bëri më konfuze ishte reagimi kryeministrit Rama i cili e legjitimoi atë deklaratë!?
Ceka: Ka pasur një mesash pozitiv nga presidenti Trump, ajo duhet lexuar. Çështja e zgjerimit e zonave të reja ekonomike nuk është çështje shtetesh, por ndërkombëtare.
Ne duhet ta shohim si një zonë të përbashkët ekonomike, përse duhet ndarë…
Mesazhi i madh i Trump është: Amerika vjen me investime, jo më me mesazhe për të bërë institucione, ndërsa thotë sa më larg kinezët, njëkohësisht themi edhe rusët…Serbia në Evropë do t’i ngjajë Kinës dhe Rusisë… Një masazh ky i rëndësishëm si politik dhe ekonomik.
Mendoj që jemi përpara një kohe të re dhe besoj që kjo kohë e re ka nevojë për njerëz të rinj, përfundon intervistën, Neritan Ceka.
Diskutime rreth kësaj post