Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me pyetje gazetarëve që kanë kërkuar të dinë kur do të jetë asambleja e socialistëve, duke iu sugjeruar të interesohen për ato çfarë ndodhin në Partinë Demokratike duke sulmuar edhe procesin e përzgjedhjes së kandidaturave nga anëtarësia.
“Një pyetje kam unë kur do mbahet asambleja e PD? Është pyetje retorike. Është një tjetër lajm i mirë, lajm i vjetër por i mirë. Ju merreni me mbledhjet e asamblesë së PS, të kryesisë, me çfarë u tha në Vlorë, në Kavajë por çuditërisht nuk ju kam parë të merreni me këto skandalet e procesit të komisionit ‘Nishani’. E shikoni çfarë po ndodh në rrethe? S’kam parë të ketë…S’ka problem unë nuk dua të dëmtohet Luli më shumë, se do të na duhet, por është lajm shumë i mirë që ju interesoheni. Asambleja e PS do mblidhet kur ta vendosë Taulanti”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post