Kryeministri Edi Rama ishte sot në Thumanë, ku njoftoi nisjen e rindërtimit të shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku sipas tij përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizues
“Nuk do të ketë asnjë lloj problemi mbas, as për tërmetet” tha njëri nga inxhinierët.
Ndërkohë që kreu i qeverisë kishte një përgjigje për të gjithë ata që ngrenë pyetjen se ku shkojnë lekët e donatorëve. “Ku shkuan lekët plako? Nuk shkuan asgjëkundi. Pasi donatorët nuk i hedhin lekët në prehrin e qeverisë, por i shpenzojnë vetë.
BE-ja, që në procedura ka marrë më shumë kohë se ne, fillon tani me shkollat e reja, po ashtu Turqia në Laç, financimin e bën vetë, kompaninë e ka zgjedhur vetë, inxhinierët vetë, madje edhe punëtorë ka sjellë vetë, meqë këtu ka shumë që thonë se nuk kemi punë, por kur u thua hajde, puno, thonë nuk është punë për mua, se duan të shkojë në doganë, ose në rastin më të keq të bëhem policë.
Ne monitorojmë zbatimin në bazë të planit. Nuk është puna hajde nisu ndërto shtëpi, ku do i bënin mbi kënetë?” përfundoi ai.
Video:
Diskutime rreth kësaj post