Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vuli i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ai ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij. Vulin shkruan se shqiptarët i identifikon me Esad Pashë Toptanin, të cilin nuk mund ta paralelizojë me Ramën. Ministri serb thotë se Ramën, e kujton më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera.
“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull që nxori Esat Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.
Vulin reagoi pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama në mbledhjes e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë Shqipërinë e madhe duke kërkuar të marrë atë që sipas tij, i takon serbëve. Rama përmes një postimi në Twitter i kërkoi më pas llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri, duke thënë se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt duhet ta ndëshkojë atë për këtë shfaqje të mjerë.
Diskutime rreth kësaj post