Pjesa veriore e Italisë është përmbytur nga moti i keq duke sjellë dëmtime të shumta. Në Limone Piemonte ka patur përmbytje, pasi përroi Vermegnana ka dalë nga shtrati. Në qytet nuk ka energji elektrike dhe shumë zona janë përfshirë nga uji plotësisht. Për këtë arsye disa persona janë evakuuar, raportojnë mediat fqinje.
Fatkeqësisht tre persona që udhëtonin me një furgon nga shoqata Emmaus Cuneo, e cila ishte drejtuar për në Tenda, në Val Roya për të ngarkuar materiale kanë rezultuar të zhdukur.
Po kështu, zjarrfikësit shpëtuan pesë persona të cilët për shkak të motit të keq, ishin bllokuar në tunelin që lidh Italinë me Francën.
Diskutime rreth kësaj post