“Nuk mund të jetohet me një pagë më të vogël se 3500 euro në muaj”. Ky parim kthehet në normë në Zvicër. Të dielën e kaluar 58.15% e votuesve miratuan me votën e tyre pagën minimale, duke i dhënë përgjigje luftës disa vjeçare të sindikatave.
Një fitore për të majtën, gjashtë vjet pas refuzimit me anë të një referendumi federal. Në Gjenevë, kufiri minimal i pagës i vendosur është rreth katër mijë franga dhe është pagë e detyrueshme për sipërmarrësit dhe punëdhënësit që ta respektojnë atë. Në mënyrë të veçantë, teksti parashikon një pagë për orë të paktën 23 franga (21 euro), për 41 orë punë në javë.
Një pagë minimale e garantuar që është gjithashtu e pranishme në dy kantone të tjera, Neuchâtel dhe Jura. Zvicra, e njohur për përqendrimin e lartë të të ardhurave, ka vuajtur gjithashtu nga efektet ekonomike të bllokimit prej pandemisë.
Paga minimale e garantuar miratohet në një kohëë ku është më lehtë të gjesh njerëz në vështirësi financiare. Një e katërta e këtyre të varfërve të rinj janë me origjinë të huaj.
“Familje të tëra me fëmijë – kanë rënë në një gjendje pasigurie për ushqim”, – zbuloi një studim nga Spitali Universitar Kantonal.
Masa u prit veçanërisht nga sindikatat dhe partitë e majta pasi Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Reforma do të hyjë në fuqi në 17 tetor dhe prej saj do të përfitojnë rreth 30.000 punëtorë me pagë minimale, 2/3 e tyre gra, kryesisht të punësuara si pastruese, në restorante ose parukeri. Kjo është paga minimale më e lartë në botë.
Diskutime rreth kësaj post