Moti i keq ka mbërthyer veriun e Italisë. Situata në Piemonto është më kritikja, ku rezultojnë dhe dy të zhdukur. Dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në Limone Piemonte nga përmbytja e përroit Vermegnano.
Venecia ka ngritur digat e Mose për herë të parë për të përballuar vërshimin e ujit. Zona më e prekur nga shirat ishte Ligurian West, në veçanti Ventimiglia.
“Prej tre ditësh nuk jam mirë”/ Almeda Abazi dhe djali i saj bëjnë testin për Covid-19! Ja rezultati i tamponit
Ndërsa në zonën e Bergamos shpejtësia e erës ka arritur deri në 100 km gjithashtu ka dhe rrëshqitje dheu.
Era karakterizoi klimën e të gjithë provincës gjatë gjithë natës së së premtes: mbi njëqind milimetra shi ranë në Bergamo Orobie.
Për shkak të motit të keq, rruga provinciale 24 në Foppacalda, në zonën komunale të Val Brembilla, u mbyll për shkak të një rrëshqitje toke.
Diskutime rreth kësaj post