Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të fortë në profilin e tij në Facebook ku zbuloi çfarë i kishtë thënë një mik i tij.
“Dje një miku im kishte marr sharje dhe ulurima nga një politikan i lartë, i kishte thënë pse i bën LIKE edhe Kreshnikut, edhe mua”, – shkruan Spahiu.
Më tej avokati shton se nuk ka nevojë as për LIKE, as për vota, por për miq. “Aman o vlla, më bëj bllok mua në Facebook, dhe palloje atë me sa më shumë LIKE deri në 25 Prill. Mundësisht merri dhe ndonjë lek para votimeve, por votën mos i’a jep”, – shprehet Spahiu.
Statusi i Spahiut:
“Dje një miku im kishte marr sharje dhe ulurima nga një politikan i lartë:
“Pse i bën LIKE edhe Kreshnikut, edhe mua.
Me kë dreqin je? Me ne apo me Kreshnikun”
– I shqetësuar i thash:
“Aman o vlla, më bëj bllok mua në Facebook, dhe palloje atë me sa më shumë LIKE deri në 25 Prill. Mundësisht merri dhe ndonjë lek para votimeve, por votën mos i’a jep”
S’kam nevojë as për LIKE, as për vota, por për miq” – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post