Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin.
Ajo rrëfeu të pathëna nga jeta e saj, si profesionale ashtu dhe private.
Sot Xhensila është e martuar dhe nënë e një vajze bukuroshe të quajtur Ajka, por si nisi gjithçka?
Si arriti Besi t’ia fitonte zemrën?
Këngëtarja tha se Besi u tregua i zgjuar duke iu afruar fillimisht si shok dhe më pas me dy cilësitë e tij kryesore: humorin dhe humanitetin, arriti ta bënte për vete.
“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar” – u shpreh Xhensila.
Diskutime rreth kësaj post