Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Jorganxhi është e ëma e kantautorit Gjergj Leka njëkohësisht edhe motra e poetes dhe autores së teksteve Zhuljana Jorganxhi.
Vetë këngëtari Gjergj Leka ka postuar edhe një status në rrjetet sociale ku me fjalë prekëse shkruan:
“Me ike e nuk te dhashe puthjen e fundit……Mezi po prisje te bashkoheshe me babin dhe pikerisht sot ne ditelindjen e tij u ngjite lart. Mi bej hallall gjithe fajet…..”
Mësohet se Rozmari Jorganxhi ka ndërruar jetë në Trieste të Italisë.
Ajo e ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike.
Ishte “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.
Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.
Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.
Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.
Diskutime rreth kësaj post