Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi njihet si një nga kritikët më të ashpër të Lulëzim Bashës, duke e bërë përgjegjës jo vetëm atë për shkatërrimin e partisë, por edhe Sali Berishën, që sipas të cilit nuk po merret me gjëra themelore të partisë por shtrembëron realitetin me deklarata se Basha mund të jetë kryeministër. Elezi shprehet se Berisha ka ndikim te shumë demokratë dhe ky shtrembërim realiteti i fut ata në qorrsokak.
“Përgjegjësit kryesorë janë shumë që po shkatërrojnë PD, përfshirë edhe zotin Berisha i cili po sheh se çfarë ndodh në PD dhe nuk merret me asnjë element thelbësor nuk di sa kohë. Pastaj del e thotë se Basha mund të jetë kryeministër është përgjegjës direkt duke shtrembëruar realitetin, duke shtrembëruar realitetin ka futur në qorrsokak të gjithë demokratët pasi ka njerëz që e besojnë.
Ka rreth 30 vite drejtuesi i PD. Berisha jo vetëm që e ka propozuar Bashën, por ka qenë dhe në marrëveshje me Soros, pasi Basha është një nga njerëzit e tij”, tha Elezi.
Diskutime rreth kësaj post