Deputeti, Lefter Maliqi deklaruar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shkarkua nga kryeministri Edi Rama në kohën e pandemisë, por pati një ndërhyrje të fuqishme nga një shkrimtar i njohur.
“Rama e hoqi në kohën e pandemisë, por për shkak të mikut të përbashkët, që është shkrimtari Ismail Kadare, e mbajti në postin e ministrit të Brendshëm. Unë jo më kot thashë se informacionet dhe brenda PS dhe strukturave policisë i kam të sakta. E gjithë karriera e tij ushtarake, është për shkak të Kadaresë. Lleshaj mund të jetë i aftë më shumë seç duket po u përdor nga Edi Rama kundër opozitës, goditja ndaj medias dhe gazetarëve. Të gjithë këto që zbatoi si ministër bëjnë që Rama pasi e përdori e ta hedhë”, deklaroi Maliqi në Top Talk.
Më tej ai theksoi se aktualisht, Lleshaj po tenton që të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, duke shfrytëzuar pikërisht miqësinë që me shkrimtarin e njohur shqiptar.
“Kadare po lobon për ta bërë ministër Mbrojtje, por nuk ka pranuar. Kadare ka dashur për të bërë president, por nuk e ka pranuar Berisha atë kohë”, theksoi Maliqi. Më tej ai shtoi se në qeveri po synon të bëhet ministër edhe deputeti Arben Pëllumbi, i cili është djali i Servet Pëllumbit, ndërsa Xhaçka po kërkon të marrë postin e ministres së Brendshme.
Diskutime rreth kësaj post