Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri tha pas mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës për KQZ-në e re se shqyrtimi i draftit të PD për hapjen e listave do shqyrtohet në Këshillin Politik pasi Komisioni i ligjeve të votojë nen për nen propozimet e PS dhe opozitës parlamentare.
“Sa i përket Këshillit Politik, ne mbrëmë vonë morëm draftin e PD-së. Komisioni i Ligjeve ka filluar shqyrtimin, dhe nesër do vazhdojmë me komisionin e ligjeve për të përafruar disa qëndrime dhe natyrshëm më vonë më vonë do t’i japim përgjigje dhe PD se kur do të thërrasim Këshillin Politik e më pas të fillojmë dialogun”, tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post