Deputeti Myslim Murrizi gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve i ka bërë thirrje deputetit Damian Gjiknuri që të ulet me këmbë në tokë dhe të mos e shkelë Kushtetutën me atë që po kërkon ai bashkë me PS-në.
Ai ka folur me tone të ashpra duke u shprehur se në votimet e 2021-it do ta merrte mandatin e deputetit edhe pa prag elektoral.
“Rama merr nga 67 vota e ju merrni 0. Sa vota ke marrë në Vlorë që ishe i dyti…0 vota se i mori partia. Tek partia jote është votua Rama tek PD Berisha e më pas Lul Basha. Ti e di shumë mirë që nuk ta lejon kushtetuta. Kushtetuta thotë se jo më pak se 2/3. Kërkoj vullnet që të kapërcejmë atë që thuhet në kushtetutë, por nuk ju detyroj dot unë. Unë nuk kam takat, 10 deputetë kam. Atë që kemi vendosur së bashku nuk mund të ndryshohet me asnjë lloj dëshire. Si ndalon atje pas nenit 45? Si më ndalon mua? Do të marr mandatin pa marrë prag fare. Tom Doshi se ka kapur pragun. Ktheu me këmbë në tokë në atë që thotë Kushtetuta”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post