Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murri ka deklaruar se palët duhet të gjejnë konsensus që t’i përgjigjen marrëveshjes së 5 qershorit.
Murrizi e quajti draftin e PS një sondazh dhe jo një votim. Ai u shpreh se listat duhet të hapen 100% pa ndryshuar votimin në Kuvend më datë 30 korrik
“Të gjejmë konsesus që t’i përgjigjemi 5 qershorit. Hapja e listave sipas variantit të PS nuk është votim por sondazh. Nisur nga ndryshimi i rrethanave pas datës 30 korrik propozimi jonë kishte të bënte me sistemin zgjedhor ku në kërkonim lista të hapura me sistem kombëtar. Propozimi im dhe i zotit Valteri në datë 14 Janar nuk ka gjetur rrugë në ndryshimet e 30 korrikut. Do doja që në emër të 11 deputetëve i qëndroj propozimit të fundit të depozituar ditën e premte. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt politik që nuk e kushtëzon kushtetuta. Unë përshëndes çdo propozim që është në sinkron me 1 deputetët propozues.
Unë nuk besoj që është e vështirë që siç u gjet e mundur respektimi i 5 qershorit. Për të hapur listat 100% do i vihesha në dispozicion çdo propozimi. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota ta respektojmë. Nëse ju si mazhorancë doni ta respektoni listën e mbyllur por mos më pengoni mua me fuqinë e kartonave për të zbatuar atë që është votuar në 30 korrik. Ne kemi kërkuar që listat të jenë të hapura. Unë kam propozuar ndryshimin e neneve. Kam një shtesë për nenin 35. Së bashku me 11 deputetë kemi kërkuar të ndërhyhet tek numërimi i votave. Listat e hapura kërkojnë komision numërimi për të ruajtur garën”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post