Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se pa lista të hapura dhe pa zhbërë republikën e vitit 2008, politika nuk do të prodhojë kurrë të mirën politike që premton se do të sjellë.
“Në rastin e Partisë Socialiste, listën e ndërton tërësisht kryetari. Në rastin e Partisë Demokratike, neve kemi një tentativë për të krijuar një listë me “input” shumë të madh nga anëtarësia. Kjo është për t’u përshëndetur, por unë kam qenë hezitues pasi procesi është shumë i mirë, por edhe produkti duhet të jetë shumë i mirë. Nëse procesi nuk puqet me produktin, atëherë kemi bërë një vrimë në ujë.” – tha Shano.
Sipas ekonomistit Shano, Shqipërisë i mungojnë 3 elemente aktualisht, që janë:
“Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit. Pa këto tre institucione, çdo proces politik, zgjedhor apo edhe tregtar, është i rrezikuar tej mase. Ne kemi histori kontestimi zgjedhjesh, nuk kemi ku ankohemi dhe ku të marrim drejtim” – tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post