Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që edhe mëngjesin e sotëm ta nisë me disa statistika mjaft domethënëse për punën që ka bërë qeveria që ai drejton. Rama përmes disa të dhënave të fundit, tregon se deri në vitin 2019 në biznesin e madh ka pasur 132 mijë vende pune më shumë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në Biznesin e Madh në fund të vitit 2019, mbi bazën e emrit e mbiemrit të çdo punonjësi të regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore (pra, pa bërë këtu asnjë llogari me hamëndje të punonjësve të padeklaruar), ju uroj një javë të mbarë”, – shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i…
Posted by Edi Rama on Sunday, September 27, 2020
Diskutime rreth kësaj post