Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një statusi në rrjetin social Twitter i ka bërë thirrje të fortë kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për marrëveshjen e 5 qershorit.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” – shkruan ambasadorja.
We remind PM @ediramaal, DP @lulzimbasha_al & other leaders of all commitments they made with regard to 6/5 & any measures beyond 6/5. Engagement, proposals & counter-proposals must be in good faith. 🇺🇸 will always support you, but YOU – 🇦🇱 leaders – are the responsible party. https://t.co/LeFYBmyGAh
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020
Diskutime rreth kësaj post