Analisti Dritan Shano shprehet se PS nuk i interesojnë listat, por në të vërtetë ajo që i intereson është heqja e koalicioneve.
“Synimi i Ramës është heqja e koalicioneve. Nuk ka lidhje fare me listat. PD është e qartë. Duam lista 100 për qind të hapura. Koalicionet nuk ka asnjë arsye të preken, për sa kohë që sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar,” u shpreh Shano për ABC Neës.
I pyetur nëse vetë Bashës i intereson formula e propozuar nga qeveria së fundmi, duke qenë se edhe ai vetë është kryetar partie, Shano theksoi edhe një herë se PD, përmes Bashës, ka kërkuar lista 100 për qind të hapura.
“Që nga 2008, Republika e Shqipërisë është republika e kryetarëve dhe jo e qytetarëve. PD, do t’ia çojë qytetarit sërish republikën. PD përmes Bashës, ka kërkuar lista 100 për qind të hapura.”
Ndërsa, sa i përket renditjes së deputetëve në listë, sipas modelit të PS, analisti u shpreh se qeveria po kërkon që “vullnetit të njerëzve t’i nxjerrë djersën”.
“…Vullnetit të njerëzve do u nxirrni djersën, kurse të partisë do i lini rehat. Nuk ka asnjë vullnet të Ramës për t’u marrë me listat. Problemi që ka Rama janë koalicionet. Kjo sepse të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës. Do të krijojë çdo vështirësi të mundshme në kampin përballë që të mos humbë thellë. Nuk ka lidhje fare me demokratizimin e sistemit.”, – tha Shano ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post