Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi të hënën mbledhje me drejtuesit e partisë në 11 qarqe të vendit dhe drejtorë të drejtorive publike.
Kjo ishte mbledhja e parë me drejtuesit e qarqeve që pas marrjes së detyrës prej tyre.
Kujtojmë se PS në Tiranë drejtohet nga Elisa Spiropali, ajo e Elbasanit nga Taulant Balla, Korça nga Niko Peleshi, Vlora nga Damian Gjiknuri, Lezha nga Lindita Nikolla, Shkodra nga Ilir Beqaj, Kukësi nga Safet Gjici, Fieri nga Gramoz Ruçi, Gjirokastra nga Bledi Çuçi dhe Dibra nga Olta Xhaçka.
Rama ka vendosur që asnjë nga deputetët aktual të PS-së të mos e ketë të sigurt mandatin zgjedhjet e ardhshme. Me këtë vendim ai u ka kërkuar atyre angazhim maksimal për të mundësuar që PS-ja të ruajë sërish të njëjtën kuotë prej 74 mandatesh të marra në zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjet e shkuara, drejtuesit e qarqeve të PS-së, do të përcjellin çdo javë ankesat dhe problematikat me raporte të veçanta të cilat do të ndiqen dhe përcillen vazhdimisht.
Diskutime rreth kësaj post