Deputetja Rudina Hajdari pak ditë më parë lajmëroi vendimin se është bërë pjesë e “Nismës Thurje”. Shumë qytetarë ngrenë pyetjen se ku gjenden financimet për nisma të tilla, apo partitë e vogla. E ftuar në emisionin “Top Talk”, Hajdari tregoi rrugën që ndjek “Nisma Thurje” për t’u financuar.
Sipas deputetes parlamentare, kjo nismë ka hapur platforma të shumta dhe qytetarë të thjeshtë nga brenda apo jashtë vendit kontribuojnë për ta financuar atë.
“Padyshim, sepse këto janë diskutime që merren parasysh dhe janë të rëndësishme sepse çdo parti e re që është hapur sot, apo dhe partitë e vjetra në mënyrën se si financohen, ju e dini shumë mirë që fijet e tyre i kanë me njerëz shumë të pasur në Shqipëri, të cilët mundohen të bëjnë qoka në të gjitha anët, për t’i pasur në kontroll. Ato që duam ne të bëjmë është të bëjmë të kundërtën. Ne kemi vendosur që fondet t’i marrim nga qytetarët e thjeshtë. Kemi hapur platforma, ku shumë qytetarë si brenda dhe jashtë vendit kanë mundësinë për të dhuruar për këtë fushatë. Do të jetë me kontribute vullnetare të cilat do të jenë të gjitha transparente dhe do të shihen qartë, se kush ka dhuruar dhe sa ka dhuruar dhe për çfarë po shkojnë këto financime”, tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post