Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Strumicës.Tridhjetë persona e kanë thyer derën e repartit infektiv në Spitalin e Strumicës dhe e kanë marrë një pacient, cili ka ndërruar jetë, ndërsa është testuar për COVID-19.
Sipas informacioneve, pacienti në orët e para të mëngjesit është pranuar në spital, si rast i dyshimtë për COVID-19 dhe menjëherë i është marrë mostra për testim. Ndërkohë gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Siç njofton “Fokus”, rezultatet e tij akoma nuk janë gati.
Ndërsa sipas inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të cilët për momentin janë në terren në spitalin e Strumicës, rreth 30 persona kanë ardhur për ta marrë trupin e pacientit. Ata e kanë thyer derën e spitalit dhe së bashku me krevatin e kanë futur pacientin në një furgon dhe janë larguar.
Për momentin inspektorët ende bëjnë hetime dhe dokumentim të rastet dhe do të dalin me detaje zyrtare.
Edhe Ministria për Punë të Brendshme do ta hetojë këtë rast.
Diskutime rreth kësaj post