Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama pas dy orësh takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.
Mësohet se në takim u diskutua rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa porosia e Ramës ishte kryesisht për shërbimet e qytetarëve.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të grupit parlamentar socialist, ku u diskutua rreth organizimit të asamblesë por edhe për situatën në Këshillin Politik. Ky është takimi i tretë brenda 10 ditëve i Ramës me drejtuesit e qarqeve.
Dy të parat u realizuan më 9 Shtator dhe 14 Shtator. Kujtojmë se në njërën prej mbledhjeve, u diskutua se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.
Diskutime rreth kësaj post