Jozefina Topalli në një intervistë televizive për Abc News ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Topalli është shprehur për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik si të paparanueshme.
Ish-kryeparlamentarja, flet për një dakordësi nga lidershipi i Partisë Demokratike që këto ndryshime të socialistëve të kalojnë në heshtje, duke i mbyllur derën çdo individi apo force të re politike.
Sipas Topallit, pas zgjedhjeve të vitit 2021 Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin së bashku.
Topalli flet edhe për ringritjen e demokratëve, përmes një aksioni të brendshëm në selinë blu, të cilin e sheh rezultativ edhe nëse do të ndodh 7 muaj përpara zgjedhjeve.
“Propozimet e PS janë dëshpëruese. Përmes rregullave që kanë propozuar, listat i kanë mbyll 99.99%. Kjo do të thotë shumë, por është gjysma e së keqes.
Po kërkojnë të mbyllin çdo shteg që një lëvizje apo tjetër parti politike të sjellë ndryshimin.
Unë mendoj se ky është akti i dytë i marrëveshjes së 2017, propozimi i PS dhe heshtja e PD e konfirmon.” – tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post