Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar Lulzim Bashën duke deklaruar se është i vetmi që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë.
Ka fushatë por është nga ana e tyre dhe është autogol për ta.
“Unë ende pres të vijë një kuti me ndihma. Kur pashë gjimnazistë çuna dhe goca të rinj pa rrogë që mblidhnin ushqime në shtëpi dhe adoptonin një gjyshe. Pra ku ka vullnet ka zgjidhje. Këtu ka vullnet vetëm për të thënë ku jam unë në listë, po për të dhënë një dorë ose për të pasur një lider opozite që thotë: Më pa zoti me gjobat që vura u bëra me 5 vila. Po ta falë njërën për tërmetin se në fakt zona ku do shkoj sot në Petrelë është ngjit me vilat e tij, po se kemi parë këtë zgjedhje”, – deklaroi Veliaj teksa i numëroi 5 vilat.
Bashkimi: Dëmshpërblimi i tërmetit
Veliaj: Bashkia Tiranë i kalon me lote këto lista. Ne marrim dosjet nga Njësia Administrative. Disa herë mund të mungojë ndonjë dokument në dosje dhe ua kthejmë qytetarëve për t’’i plotësuar.
Një pjesë tjetër ka të bëjë me faktin se nga momenti që Bashkia merr vendimin duhet 10 ditë që kjo të kalojë në prefekturë. Nëse dikush dëgjon emrin në Këshill Bashkiak dhe shkon menjëherë te posta, kjo nuk ka si të ndodhë.
Nga 11 mijë aplikime në Tiranë rreth 6 mijë kanë mbaruar punë. Rreth 1 mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta. Kjo është një skemë solidariteti, një skemë për të ndihmuar atë që realisht nuk ka mundësi. Nëse dikush ka, po mar shtetasin Lulzim Basha, pallat në Tiranë, dy vila në periferi të Tiranës dhe dy vila në Hamallaj në Lalëz, një njeri që ka 5 vila të deklaruara, nuk përfiton nga kjo. Këtu përfiton ai që është hallexhi.
Bashkimi: Do të ketë një afat përfundimtar kur do t’i marrin të gjithë paratë?
Veliaj: Ne kemi vënë si afat fundin e këtij viti. Sot është data 21 shtator,. Është viti nga tërmeti i parë. Ne sot japim në Petrelë shtëpinë e 62-të. Pra kemi mbaruar brenda vitit shtëpitë e tërmetit të shtatorit dhe kemi dhënë 3 mijë pagesa. Pra tërmeti është më i vogël dhe ne kemi dhënë 3 mijë pagesa dhe 62 shtëpi. Ky tjetri ishte tërmet shumë më i madh. Kemi mbi 10 mijë pagesa, 1 mijë shtëpi individuale dhe 3 mijë apartamente. Me shtëpitë individuale dhe me pagesat përfundojmë këtë vit, ndërsa apartamentet nga natyra e ndërtimit do të marrë ndoshta edhe një vit.
Diskutime rreth kësaj post