Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra e cila prej disa vitesh jeton në indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:
‘’Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte dicka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliëoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.
Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:
‘’Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëm dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.
Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:
‘’Fisi vijnë tek shtëpia 7 ditë, jetojnë aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta I keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është dicka shumë e gjatë. Edhe tre ditë duhet të veshësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej por janë disa gjëra të veçanta që ti veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato I kanë ato gjërat e veta por që janë të bukura. Cdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.
Më e vecanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.
‘’Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë I thash nuk e përdor por për atë ditë të dasmës unë do I vendos nuk e kam problem por mos të vij keq mbrapa nuk do ti vendos’’, thotë ajo.
Elsa jeton prej disa vitesh tashmë në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj i cili është një actor Bollywoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post