Ish deputeti i PS-së, Kastriot Islami është i bindur se Rama do të jetë i ndëshkuari i madh pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 prandaj po negocion mosndëshkimin.
Sipas tij, pas humbjes në zgjedhje, Rama do ndëshkohet.
“Nuk ka një mandat të tretë për rilindjen. Rama është njeri pa ide, pa idelogji pa fe, që kërkon të kthehet në autokrat. Ai e ndjen humbjen. Është i frikësuar sepse pas humbjes vjen ndëshkimi.
Rama do të jetë i ndëshkuari i madh pas këtyre zgjedhjeve. Po shkon në këto zgjedhje duke e ditur shumë mirë që është i humbur, por duke negociuar mosndëshkimin”, – tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post