Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se Ilir Meta në rast fitoreje të opozitës do të lërë presidencën për tu bërë Ministër i brendshëm.
Ndërsa i pyetur nga Fevziu nëse Meta do të rizgjidhet president po të fitojë opozita, Basha u shpreh se është ende herët për të folur për ndarje pushteti.
‘Për mendimin tim është ende shumë herët për të folur për ndarje pushteti. Për mendimin personal edhe pse Meta u zgjodh nga Rama pa mbështetjen time, ai sërish ka mbrojtur Kushtetutën’, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post