Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të kandidojë sërish për deputet në zgjedhjet e 2021.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Berisha do të kandidojë në Kavajë apo në ndonjë qytet tjetër, Basha u përgjigj shkurt: “Ku të dojë”.
Kreu i PD-së tha shtoi se kjo forcë politike do të jetë e hapur për çdo emër, përfshi edhe zërat kritikë ndaj tij, si Jozefina Topalli.
Pjesë nga intervista:
A do të jetë PD e hapur për të gjithë? Dhe për ata zëra kritikë ndaj jush?
Kjo pyetje e ka marrë një përgjigje tashmë, PD do të jetë e hapur për të gjithë.
Edhe për zonjën Topalli nëse kthehet?
Padiskutim që po.
Po zoti Patozi?
Ai tashmë e ka partinë e tij, por siç e thashë, kjo pyetje e ka marrë përgjigjen.
A do të kandidojë Sali Berisha për deputet?
Po
Ku do të kandidojë?
Ku të dojë.
Diskutime rreth kësaj post