Një deklaratë e ministrit të Brendshëm turk Suleyman Soylu gjatë një aktiviteti në Ankara ka trazuar gjakrat midis Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit.
Personi më i besuar i Erdogan bëri të qartë se misioni i Ankarasë është që “t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër”. Ndër të tjera ai tha: “Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore”.
“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij. Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë. Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme”, ka deklaruar Soylu.
Diskutime rreth kësaj post