Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja. Kënga e fundit prej saj ishte “Ktheju tokës”, me të cilën na përfaqësojë denjësisht në Eurovision.
Megjithatë, një gjë e themi me siguri, se Jonida mbetet një ikonë mode në vendin tonë dhe do e mbajë gjatë fronin.Nëse të gjithëve ju mungonte në televizion, na lejoni t’ju themi se Jonida po rikthehet. Ajo ka paralajmëruar me anë të një Instastory fansat se po përgatit një projekt televiziv që pritet të vijë së shpejti në ekran.
Autorja e hitit “Jam bërë si ti” ka publikuar një video, në fund të së cilës shfaqet logoja e “Vizion Plus”, por nuk ka dhënë asnjë detaji tjetër duke na lënë me pikëpyetje.Nuk mund të themi me siguri se çfarë po e rikthehen Jonidën në ekran, por me siguri do jetë një surprizë shumë e bukur.
Kujtojmë se vite më parë Jonida ka qenë prezantuese e “Dancing with the stars” krah Armina Mevlanit në “Vizion Plus” dhe me shumë gjasa do e shohim sërish në rolin e moderatores.
Diskutime rreth kësaj post